Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me Delegacionin Evropian dhe me Ambasadën Franceze në Maqedoni në Klubin e gazetarëve e prezantoi publikimin: “Liria e të shprehurit nëpërmjet të praktikës të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut” nga d-r Mirjana Lazarova Trajkovska. Në këtë publikim janë të analizuar gjykimet dhe lëndët në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut që janë të lidhur me lirinë e fjalës. Në të, gjithashtu, është i analizuar edhe gjykimi për lëndën “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë”.
Autorja e publikimit Mirjana Lazarova-Trajkovska, në fjalimin e saj theksoi se liria e të shprehurit është e supozuar dhe ajo duhet të respektohet. “Rastet kur shteti mund të kufizojë lirinë e të shprehurit janë qartë të përshkruar”, tha ajo, dhe shtoi se shpreson që publikimi do të jetë i dobishëm për fellën gazetareske mirëpo edhe për gjyqësorin.
Në promovimin u drejtua edhe euroambasadori në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar. Sipas tij liria e të shprehurit do të thotë se mendimet mund të shpërndahen lirshëm, megjithatë fjala e urrejtjes duhet të jetë e ndaluar, ndërsa shtetet duhet mbrojnë këtë të drejtë”. Ai theksoi se pret që lexues të këtij publikimi në të ardhmen të jenë jo vetëm gjykatësit, por edhe të gjithë vepruesit tjerë në sferën mediatike siç janë gazetarët, politikanët, organizatat civile, artistët etj.
Ambasadori i Francës në Maqedoni Christian Thimonier e theksoi rëndësinë e një publikimi të tillë. “Ky libër është i rëndësishëm sepse do të ju kujtojë për përgjegjësinë që e mbani. Ajo paraqet përmendore e guximit të disa gazetarëve, por edhe përmendore e mungesës së guximit të disa vepruesve të tjerë”, tha ai.
Kryetari i ShGM-së Naser Selmani i falënderoi Delegacionit Evropian dhe ambasadës franceze në Maqedoni për mbështetjen për këtë publikim. Selmani tha se qëllimi i publikimit është të përmirësojë raportimin e gazetarëve sepse vetëm gazetarë të informuar mirë për të drejtat dhe obligimet e tyre nuk i shkelin rregullat dhe nuk vetëcensurohen nga frika se do të mund të jenë të paditur për informatat e publikuara.
Ai tha se publikimi është për institucionet, të cilët janë të obliguara të sigurojnë ambient të volitshëm për punë të gazetarëve. Sipas tij, publikimi duhet të jetë mësim për të gjithë se 24 dhjetori i vitit 2012 asnjëherë nuk guxon të përsëritet.
Publikimin mund ta gjeni në këtë hallkë.
Ky publikim është hartuar me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe ambasadës franceze në Maqedoni. Përmbajtja e publikimit është në përgjegjësi të plotë të ShGM-së dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se shpreh pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Franceze në Maqedoni./Telegrafi/