Site icon Telegrafi

Në Shkup u organizua trajnim për propozim-projekte për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Mbrëmë në Shkup u organizua trajnim për trajnuesit për përgatitje të propozim-projekteve për instrumentet e Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në trajnim u përfshinë persona dhe organizata të cilat sigurojnë mbështetje për Start-Up dhe Spin-Of ndërmarrjet dhe ndërmarrjet që punojnë në sferën e inovacionit dhe teknologjive të reja.

Theks të veçantë iu tha thirrjes së katërt të Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik për instrumente si grante të bashkëfinancuara për shoqëri të reja tregtare start-up dhe spin-of dhe grante të bashkëfinancuara për kredi të kushtëzuara për komercializim të inovacionit.

Në trajnim u diskutua për modele afarizmi, potenciali tregtar, projeksione financiare, rregullim të së drejtës së pronës intelektuale dhe nivelit të inovacionit.

Këto aktivitete u mbështetën nga Programi për rritje të punësimit tregtar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim – SDC./Telegrafi/

Exit mobile version