Dimitar Lunevski, i cili tashmë 10 vjet konsumon vetëm ushqime organike, thotë se të qenit vegan për të do të thotë jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mënyrë e jetesës, dhe perceptim i vetvetes dhe çdo gjëjë të gjallë rreth teje”, tha ai.
Ushqimi organik sygjerohet edhe nga nutricionistët. Nutricionistja, Bojka Dineva, e cila po mundohet ta praktikojë këtë mënyrë jetese, thotë se një gjë e tillë është e nevojshme për secilin.
“Është diçka e nevojshme për secilin prej nesh. Veganizmi është shndet, jetë, dashuri, fat, dhe para se të gjithash, mbrojtje e kafshëve”, theksoi ajo për Tv21.
“Vegan fest” ka krijuar traditë, pasi që sivjet po organizohet për të pestën herë me radhë, ku qytetarët do të njihen me mënyrën e të ushqyerit organik.
Organizatorja, Iva Apostolska thotë se aktiviteti i tyre ka për qëllim të njoh qytetarët me veganizmin, që është një hap i rëndësishëm në jetën e njeriut.
“Përmes kësaj ngjarjeje duam që të përcjellim mesazh për të drejtat e kafshëve, veçanërisht atyre të fermave, dhe të afrojmë popullin me veganizmin”, thotë ajo.
Ndryshe, Veganizmi është të ushqyerit pa asnjë proteinë shtazore por vetëm bimore./Telegrafi/