Site icon Telegrafi

Në Shkup u mbajt panairi për studime dhe turizëm ”Mirë se vini në Francë”

Në bibliotekën kombëtare universitare ”Shën Klimenti i Ohrit” u mbajt panairi për studime dhe për turizëm ”Mirë se vini në Francë!”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të rinjtë u njoftuan për mundësitë e sutdimeve në institucione arsimore franceze, për bursa, por edhe për mundësitë turistike që ofron Franca, si destinacioni i parë më i njohura turistik në botë.

Me këtë rast, ambasadori francez, Christian Timonier tha se panairi paraqet një derë të hapur drejt Francës. Në panair u promovua edhe platforma ”France Alumni Macedonia”, nga personat që kanë studiuar në Francë./Telegrafi/

Exit mobile version