SkopjeInfo raporton se në Shkup do të organizohet edhe këtë vit një aktivitet për komunitetin LGBTI, që do të mbështetet nga Ministria e Kulturës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në programin vjetor të Ministirsë për kulturë për mbështetjen e projekteve dhe manifestimeve për vitin 2018 do të ndahet një shumë prej 327,250 denarësh për Koalicionin “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara – Koalicioni TDSSHKM”, për organizmin e ngjarjes “Fundjava e krenarisë Shkupi 2018”.
Më herët, në vitin 2017, ministri për kulturë, Robert Allagjozoski e hapi “Skopje Pride Weekend” që u mbajt më 22-25 qershor./Telegrafi/
*Foto Ilustrim