Në Shkup më 18 dhjetor do të organizohet festë humanitare për t’i ndihmuar familjet dhe fëmijët që janë raste sociale, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo festë do të mbahet në çerdhen Buba Mara në Shkup.
Për këtë kategori fëmijësh do të jetë prezent edhe baba dimri i improvizuar nga të punësuarit në çerdhe.
Paratë e mbledhura nga kjo festë, do të dhurohen për këto familje./Telegrafi/