Rrjeti i gazetarisë hulumtuese ballkanike – BIRN do të organizojë nesër diskutim rreth invetsimeve të huaja në Maqedoni. Aktiviteti do të mbahet nesër në ora 12:00, përcjell Telegrafi maqedoni.
Në këtë debat do të flitet për më shumë aspekte të politikave të tërheqjes së investimeve të huaja, suksesin e këtyre politikave, nivelin e realizimit të investimeve të huaja dhe efektin e të njëjtave.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të prezantohen edhe të dhëna kyçe deri te të cilat ka arritur BIRN-i në serinë e hulumtimeve në këtë sferë. Debati do të mbahet në Holiday Inn./Telegrafi/