Site icon Telegrafi

Në Shkup do të mbahet panairi për mobilje

Nga 21 deri më 26 mars në Shkup do të mbahet panair ndërkombëtar për mobile dhe për mjete për shtëpi dhe për objekte publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në këtë panair pritet që të ekspozohen dizajne më të reja për mobilje.

Ky manifestim është më i njohuri deri tani në Maqedoni dhe më gjërë. Në këtë panair ka më shumë dizajne të reja që ndikojnë që të ndryshohet mobilimi i shtëpive dhe zyrave.

Pritet që të ketë deri më 50 mijë vizitorë. Hyrja në panair do të jetë me tarifë prej 100 denarë. /Telegrafi/

Exit mobile version