Telegrafi

Në Shkup sot u mbajt Marshi i ombrellave të kuqe

Në rrugën “Maqedonia” në Shkup sot për herë të dhjetë është mbajtur marshi i ombrellave të kuqe, në suaza të ditës ndërkombëtare “Ndal dhunës ndaj punëtoreve seksuale”, në organizim të Nismës qytetare për mbrojte të të drejtave të punëtoreve seksuale “Star-star”.

Përfaqësuesit e organizatës theksojnë se në vend ka nga 3.000 deri më 5.000 punëtore seksuale, të cilët çdo ditë janë të ekspozuar në dhunë jo vetëm nga klientët e tyre, por edhe nga vetë policia nga e cila kërkojnë mbrojtje.

Punëtoret seksuale me ombrella të kuqe, me të brendshme dhe me maska, sot marshuan nëpër Shkup. Ata porositën të ndalet dhuna ndaj tyre, ndërsa institucionet dhe policia t’i mbrojë dhe apeluan që të ndërpriten edhe paragjykimet ndaj tyre./Telegrafi/