Telegrafi

Në Shkup sot fillon faza e katërt e dezinsektimit tokësor kundër mushkonjave

(Foto: European Comission)

Në rajonin e qytetit të Shkupit nga sot deri të premten në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00, do të realizohet faza e katërt e dezinsektimit tokësor kundër mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë.

“Njoftohen bletarët që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, thekson Qyteti i Shkupit.