Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup pritet të arrijnë grupe tjetër emigrantësh.
Siç njoftojnë nga Qeveria, ekipet e mediave që do të akreditohen duhet të arrijnë jo më vonë se 16:00.
Nga Qeveria theksojnë se nuk do të ketë deklarata të përfaqësuesve qeveritarë.
Ndryshe, grupi i parë prej 149 personave nga Afganistani arriti më 31 gusht./Telegrafi/