Një llambë tavoline e cila ka formën e një pushke automatike AK-47 apo “kallashnikov” edhe atë me ngjyrë ari, në një shitore në Shkup shitet për 48.360 denarë (rreth 800 euro), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Thuhet se janë vetëm dy sosh të kësaj llambe, ajo që është në dollapin e dyqanit dhe tjetra në shtëpinë e pronarit të shitores.
Nga shitorja për agjencinë Meta thonë se llamba mban çmim të lartë pasi është “brend italian dhe ka material cilësor”./Telegrafi/