Në sheshin “Maqedonia” në Shkup shënohet dita e mjaltit. Në stendat mund të gjeni mjalt dhe propolis me bollëk, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është sfiduese se si të njihet mjalti i vërtetë, nga ai që prodhohet në forma tjera.
Me përfitimet që sjell mjalti, gjithnjë e më shumë dalin në pah edhe prodhimet e ndryshme, sidomos ato për lëkurën, sidomos për periudhëm pas dimrit, kur lëkura është e thatë.
Në nivel botëror, shifrat janë mjaft shqetësuese dhe thonë se numri i bletëve është ulur për 30%.
Bletarët kërkojnë vëmendje dhe kujdes sepse mjalti mund të zhduket, kurse bletët e luajnë rolin e tyre të rëndësishëm për bimët.
Një lugë mjalt përmban 64 kalori dhe 17 gram sheqer, duke mos lënë anash vitaminat, mineralet, antioksidantët. Një lugë në ditë mjafton për freskimin e organizmit./Telegrafi/