Telegrafi

Në Shkup promovohet pulla postare “75 vite nga lindja e Muhamed Ali” (Foto)

Promovimi i pullës postare „75 vite nga lindja e Muhamed Ali“ korespodon me ndeshjet e boksit nga xhiroja e dytë e ligës së boksit të Maqedonisë.

Gjatë promovimit të pullës postare, drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi theksoi se Byroja e filatelisë së Postës së Maqedonisë  po shënon personalitete dhe ngjarje të rëndësishme të jetës publike si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Dhe se sporti gjithmonë ngjallë interes të madh tek koleksionerët.

Padyshim që edhe legjenda e boksit  Muhamed Ali është një nga personalitetet të cilët me të drejtë ndodhet në pullën postare në botimet e Byrosë së filatelisës së Maqedonisë. Pullë kjo e cila do të jetë pjesë e koleksioneve të pasura të filatelive  vendore dhe atyre botërore, ku koleksionerët  e apasionuar sigurisht që  do të dëshironin ta kishin edhe këtë pjesë të vogël letre. Drejtori gjeneral Rexhepi theksoi gjithashtu  se dëshiron që vlerat e kësaj legjende të jenë udhërrëfyes për të gjithë boksierët e rinjë  në zhvillimin e karrierës së tyre.

Pulla postare  me vlerë nominale 86 den në tirazhë prej  6003 ekzemplarëve është vepër e dizajneres nga Byroja e filatelisë së Postës së Maqedonisë Larisa Zhivkosvska Donev./Telegrafi/