Në Shkup do të promovohet vëllimi i parë nga tre vëllimet e edicionit ”Historia e ekonomisë maqedonase”, me autor, Dejan Azeski, gazetar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Promovues të librit janë akademiku Taki Fiti, dhe Ljupço Zikov, themelues dhe udhëheqës i magazinës për afarizëm ”Kapital”.
Libri përfshinë aspekte ekonomike dhe afariste të periudhave të ndryshme historike, si edhe historikun e kompanive më të suksesshme të Maqedonisë./Telegrafi/