Telegrafi

Në Shkup promovohen trajnime zvicerane për menaxhment hotelierik dhe turizëm

Në Shkup do të promovohen trajnime cilësore zvicerane në sferën e hotelierisë dhe turizmit nën patronatin e Programit zviceran për rritjen e punësimeve në bashkëpunim me përfaqësues të akademisë Sëiss hotel management nga Luzern-i dhe Ministria e Ekonomisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet do të jepen certifikata për trajnues nga Maqedonia. Trajnimet zvicerane për menaxhment hotelierik dhe turizëm konsiderohen si një nga më të mirat në botë./Telegrafi/