Telegrafi

Në Shkup prezantohet projekti për punësimin e romëve

Sot në Shkup do të prezantohen rezultatet e projektit ”Modelet e qëndrueshme për punësimin e romëve”, që organizohet nga Habitati Maqedoni.

Në konferencë do të ketë debat për këtë temë që zhvillohet në kuadër të projektit.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Qendrën e bashkësisë rome ”Drom” nga Kumanova dhe Shoqatën e afaristëve dhe konsulentëve ”Kreacija” nga Shkupi./Telegrafi/