Në Institutin për ekonomi afarizmi në Shkup do të prezantohet sot modeli i integruar për përforcimin e inovacionit dhe mësimit efikas te institucionet e arsimit të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti është pjesë e projektit evropian për partneritet strategjik inovativ për arsim të lartë europian, i financuar nga Komisioni Evropian (KE), përmes programit Erasmus +.
Projekti përqëndrohet në krijimin e qasjes inovative për arsimim ndërmarrësie dhe vendosjen e lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe bashkësisë afariste.
Vitin e kaluar, ky projekt u realizua me në bashkëpunim me institucione të arsimit të lartë të Italisë, Sllovenisë dhe Letonisë./Telegrafi/