Mobilizimi i ndërgjegjes publike dhe sigurimi i mbështetjes për të drejtat dhe përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta është qëllimi kryesor i fushatës ”Buhu i drejtë. Për fëmijëri pa pengesa” që do të prezantohet sot në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fushata do të prezantohet nga ministri për punë dhe politika sociale, Ibrahim Ibrahimi, udhëheqësi i departamentit për bashkëpunim pranë delegacionit të BE-së, Nikolla Bertolini, si edhe zv. kryetarja e UNICEF-it, Elsper Ericson.
Sipas AIM-së, fushata zbatohet si pjesë e projektit rajonal ”Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përparimi i përfshirjes sociale të fëmijëve me nevoja të veçanta në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”.
Projekti në fjalë financohet nga BE-ja dhe bashkëfinancohet nga UNICEF-i./Telegrafi/