CIVIL-Qendra për Liri ka realizuar pilot-projektin ”Premtime dhe keqpërdorime”, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj qendre, qëllimi i projektit është të kontribuojë ndaj forcimit të vetëdijes publike për keqpërdorimin në domenin e temave sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave politike të fuqisë. Projekti realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Heinrich-Böll – zyra Sarajevë.
Ekipi i CIVIL ka realizuar video intervista me përfaqësues të partive politike, ekspertë, organizata qytetare dhe sindikata. Njëkohësisht, ekipi i CIVIL Media dhe ekipet vëzhguese vazhdojnë të hulumtojnë dhe të publikojnë përmbajtje mediatike të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet elektorale, me përqëndrim në keqpërdorimet ndaj kategoritë e rrezikuara sociale të qytetareve dhe qytetarëve, blerje të votave dhe korrupsion politik dhe diskriminim.
Video intervistat dhe transkiptet e tyre në gjuhë maqedonase, shqipe dhe angleze do të publikohen në kanalet ‘online’ të CIVIL dhe do të jenë të lira për marrje, publikim dhe shfrytëzim. (Creative Commons 4,0) për të gjitha mediat e interesuara, palë të prekura dhe publikun më të gjërë.
CIVIL do të organizojë konferencë me temë “ Keqpërdorimi I drejtësisë sociale për qëllime zgjedhore”, sot në Hotel City Park, me fillim në ora 12. Në konferencë do të prezantohet analizë e bazuar mbi gjetjet e ekipeve vëzhguese dhe të qëndrimeve të të intervistuarve. Të ftuar do të jenë pjesëmarrësit në projektin, sindikatat, partitë, organizatat qytetare dhe publiku më i gjerë./Telegrafi/