Kundërparadë për ditën e sotme është paralajmëruar në Shkup kundër “Paradës së krenarisë”, që për herë të parë duhet të mbahet në Shkup.
Mitropoliti Agatangel sot pritet ta udhëheqë marshin që u përkushtohet vlerave tradicionale dhe familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni
Shërbimi për shtyp i Mitropolitit Agantel njoftuan se në praninë e priftërinjve nga të gjitha epiraket në Kishën ‘Bogorodicë’ në Shkup do të mbahet liturgji, dhe më pastaj të gjithë bashkërisht do të organizojnë marshin për mbrojtjen e vlerave familjare.
Qëllimi i kësaj ngjarje, sipas thirrjeve publike, është që të shfaqet e vërteta e asaj se çdo të thotë martesë, familje dhe gjini dhe si këto gjëra kontribuojnë për jetën./Telegrafi/