Site icon Telegrafi

Në Shkup organizohet simpozium për praktikë studentore

Në Shkup do të organizohet sot një simpozium për përparimin e praktikës studentore si lidhje në mes të arsimit dhe afarizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit ”Kirili dhe Metodi”.

Në kuadër të Qendrës për zhvillim të menaxhmentit dhe burimeve njerëzore, Instituti ka realizuar një pilot projekt për praktikë studentore, ndërkaq rezultatet do të prezantohen në simpozium, si pjesë e ciklit të prezantimeve, të quajtur ”E mërkura shkencore”.

Qëllimi i simpoziumit është që t’i mbaj aktiv palët në këtë proces, që të shërbejë si burim i informacioneve të rëndësishme të cilat lidhen me zbatimin e praktikës dhe ndikimit të saj te studentët në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike./Telegrafi/

Exit mobile version