Këshilli institucional për shkolla fillore të veçanta dhe institucione pranë Lidhjes së Defektologëve të Maqedonisë organizojnë sot Panairin e mjeteve arsimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, panairi do të mbahet në Qendrën për dizajn dhe risi ”Dhoma Publike” dhe ka për qëllim të promovojnë dhe theksojë specifitetin e punës së defektologëve dhe punëtorëve tjerë profesional që drejtpërdrejtë përfshihen në punën arsimore-edukuese, si edhe trajtimin profesional me fëmijët me forma të ndryshme të pengesave.
Pjesëmarrësit në panair do të kenë mundësi që të promovojnë punën e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira./Telegrafi/