Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e tretë vjetor të kolegjeve amerikane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, nga ora 16:00 deri në 18:00. Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë dhe ftohen studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë.
Njëzet pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës, përfshirë zëvendës ambasadoren Micaela Schweitzer-Bluhm, do të prezantojnë më tepër se 30 universitete, ku kanë bërë shkollën, dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara.
Këshilltarët e programit EducationUSA do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e EducationUSA në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë Ambasadës do të përgjigjet në pyetje rreth mundësive për bursa të qeverisë Amerikane dhe programe për shkëmbim arsimor./Telegrafi/