Site icon Telegrafi

Në Shkup organizohet manifestim me rastin e ditës së pavarësisë së Indonezisë

Sot me rastin e 71 vjetorit të ditës së pavarësisë së Indonezisë, në muzeun e luftës maqedonase do të mbahet “Nata Indoneziane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasade e Republikës së Indonezisë njoftoi se do të shfaqen vallëzime tradicionale nga Balit. Të pranishmit do të kenë mundësi të shikojnë edhe bukuritë e Indonezosë përmes fotografive, si dhe të shijojnë ushqimet tradicionale dhe kafenë indoneziane.

Qëllimi i kësaj mbrëjme është të përforcohen marrëdhëniet bilaterale në mes dy shteteve./Telegrafi/

Exit mobile version