Site icon Telegrafi

Në Shkup organizohet konferencë për pabarazinë gjinore në aspekt të punës dhe ekonomisë

Programi për zhvillin i OKB-së (UNDP), Institucioni i OKB-së për barazi gjinore dhe forcim të femrs – UN Women), si edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) organizojnë në Shkup konferencë për çështje të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tema e konferencës është ”Puna e papaguar, pabarazia gjinore dhe premtimi i ekonomisë për përkujdesje”. Sipas AIM-së, qëllimi i konferencës është shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërmjet ekspertëve vendorë dhe të huaj, si edhe nxitja e diskutimit në Ballkanin Perëndimor për sfidat ekzistuese zhvillimore.

Në konferencë do të merr pjesë edhe bashkërenduesja e OKB-së, Luisa Winton, si edhe përfaqësues nga Qeveria e Maqedonisë. Në konferencë do të merr pjesë edhe Kryeministri Zoran Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version