Site icon Telegrafi

Në Shkup organizohet fushatë kundër dhunës mes shokëve

Me qëllim ngritjen e vetëdijes kundër dhunës mes shokëve, organizata qytetare “Motivues inovativ” sot në parkun e qytetit në Shkup do të organizojë aktivitete për shoqërim të të rinjve, njofton AIM.

Me këtë ngjarje organizata do të fillojë fushatën me titull “Unë kam ndryshuar” si pjesë e aktiviteteve të shënimit të Ditës Botërore kundër dhunës mes të rinjve të së njëjtës moshë (4 maj).

“Do të na argëtojnë grupe muzikore nga disa shkolla të mesme në Shkup, do të vizatojmë, vallëzojmë, inçizojmë dhe do të fotografohemi”, janë disa nga aktivitetet për të cilat paralajmëruan organizatorët./Telegrafi/

Exit mobile version