Motivimi i qytetarëve që sa më shumë të përdorin transportin publik, është qëllimi i debatit të sotëm i cili do të mbahet në kuadër të manifestimit “Autobusët e Shkupit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky debat, është pjesë e projektit hetues “SocialCar”, partnerë i të cilit është edhe Bashkia e Shkupit.
Qëllimi i këtij debati është që të tregohen përfitimet se çfarë mund të fitojnë qytetarët, që makinën e tyre ta lënë për disa ditë në shtëpi dhe të mos e përdorin./Telegrafi/