Më 16 tetor do të mbahet në Shkup një garë vrapimi stafete për ekipet e sektorit të afarizmit në Maqedoni ”Business Run 2016”, me një gjatësi prej 8 kilometrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipet garuese duhet të jenë të përziera në aspektin gjinor. Për garën mund të paraqiten kompanitë, organizatat, institucionet, shoqatat, përfaqësitë diplomatike dhe subjekte të cilat përfshihen në bashkësinë afariste, që janë të regjistruar dhe kryejnë veprimtari në Maqedoni.
Më të shpejtit do të shpërblehen me stafetë ari, argjendi dhe bronzi, dhe me dhurata tjera me vlerë, ndërkaq do të shpërblehen edhe dy garuesit më të shpejtë për të dy gjinitë.
Qëllimi i kësaj gare është shoqërimi sportiv, rekreativ dhe afarist i kompanive dhe të punësuarve, familjeve të tyre, kurse qëllimi kryesor është theksimi i rëndësisë së shpirtit ekipor.
Kompanitë e interesuara mund të plotësojnë formularin, të cilin mund ta gjejnë këtu./Telegrafi/