Bashkia e Shkupit me të gjithë komunat që e përbëjnë këtë bashki kanë organizuar aksione të përbashkëta për të pastruar deponitë e egra nëpër qytet dhe në vendbanimet përreth, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Aksionin e kanë udhëhequr punëtorët e Ndërmarrjes komunale ”Higjiena komunale”, Ndërmarrja komunale ”Ujësjellësi dhe kanalizimet” dhe Ndërmarrja komunale ”Parqe dhe gjelbërim”.
Ky aksion ka filluar sot dhe do të mbaroj më 28 dhjetor./Telegrafi/