Telegrafi

Në Shkup ndodhi mrekulli, mbijetoi bebja e lindur në javën e 23-të

Një mrekulli ka ndodhur në Klinikën gjinekologjike dhe akusherike të Shkupit, ku një fëmijë ka arritur të mbijetojë, edhe pse ka lindur në muajin e pestë të shtatzanisë.

Bebja ka lindur 700 gramëshe, por pas tre muajsh jetë, i është përmirësuar shëndeti dhe tani peshon dy kilogramë.

Liljana Kojiq, pediadre në klinikë, thotë se është bërë gjithçka, dhe se ekipi arriti që fëmijën ta mbaj në jetë.

Kjo foshnjë do të shënohet në historinë e klinikës, si bebja e parë e mbijetuar, e lindur në javën e 23-të.

Bebja nuk mbahet më në inkubator, dhe se merr frymë e ushqehet rregullisht. Për disa ditë, bebja që nuk ka ende një emër, do ta lëshojë spitalin./Telegrafi/

*Foto Ilustrim