Në Shkup ka filluar sot tryeza e rumbullakët me temë ”Të dëshmuarit në pajtueshmëri me Ligjin e ri të procedurës penale – përvoja kroate”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti organizohet nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik ”Pavell Shatev”, ndërkaq do të zgjatë deri nesër.
Gjykatës, prokurorë publik, avokatë, si edhe përfaqësues të Këshillit të prokurorëve publik, të Këshillit gjyqësor dhe Ministrisë së drejtësisë shkëmbejnë mendime për më tepër çështje praktike të zbatimit të deritanishëm të Ligjit të ri për procedurë penale në lidhje me të dëshmuarit.
Tryeza e rumbullakët mbahet në bashkëpunim me IPA projektin ”Mbështetje e mëtutjeshme për gjyqësi të pavarur, përgjegjëse, profesionale dhe efikase dhe promovimi i dënimit të kushtëzuar dhe masat alternative”./Telegrafi/