Site icon Telegrafi

Në Shkup mbahet panair studimesh dhe turizmi për në Francë

Instituti francez në Shkup organizon sot Panair për studime dhe turizëm ”Mirë se vini në Francë!”. Aktiviteti mbahet në bibliotekën kombëtare universitare ”Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas organizatorit, panairi është një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur me të gjitha mundësitë për studime në Francë, me programet për bursa dhe çështje praktikash, për jetën studentore, informacione për pagesa të ulëta për shkollim, si edhe për procedurat e regjistrimit.

Në këtë aktivitet do të prezantohen edhe mundësitë turistike të Francës, si destinacioni i parë në botë, përmes prezantimit të rajoneve të Korzikës, Normadisë dhe Alzasit./Telegrafi/

Exit mobile version