Në Qendrën tregtare ”Plaza” në Shkup do të mbahet edicioni i katërt i Maratonës ndërkombëtare për tango ”Maratangon”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti do të mbahet nga nesër e deri më 30 tetor, ndërkaq organizohet nga klubi i vallzimit ”Familia Tankon” nga Shkupi.
Maratona do të bëhet në vallëzimin në tangon argjentinase, ndërkaq do të marrin pjesë vallëzues nga dhjetë vende evropiane, si nga Serbia, Greqia, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Italia, Polana, Turqia dhe garues nga vendi. Maratona nuk ka karakter garues./Telegrafi/