Me moton ”10 vite trajnim profesional gjyqësor” në kuadër të së cilës do të mbahen disa aktivitete, sot dhe nesër në Shkup mbahet konferencë rajonale me temë ”Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve gjyqësore të vendeve të Ballkanit Perëndimir”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo konferencë mbahet me rastin e dhjetëvjetorit të akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik ”Pavel Shatev”. Qëllimi i konferencës është bashkimi i drejtorëve të institucioneve për trajnime gjyqësore të Ballkanit Perëndimor dhe të shkëmbehen ide përmes prezantimit të arritjeve të deritanishme.
Qëllim tjetër është edhe forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve. Në konferencë do të ketë pjesëmarrës nga Kroacia, Turqia, Serbia, Mali i zi, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe drejtorë të akademive evropiane për administratë publike nga Luksemburgu dhe Akademia për drejtësi evropiane, përfaqësues të Këshillit të Evropës, Këshilli rajonal për bashkëpunim./Telegrafi/