Telegrafi

Në Shkup mbahet konferencë për vetërregullimin mediatik në Maqedoni

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) organizon konferencën “Vetërregullimi mediatik dhe sfidat etike në media” e cila do të mbahet nesër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë, të pranishëmve do t’u drejtohen edhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuell Zhbogar dhe Shefi i Misionit të OSBE-së, Nina Suomalainen.

Konferenca organizohet me ndihmën e grantit të ndarë përmes projektit “#ReForMedia – avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mediatike”, të cilin e zbatojnë Instituti Maqedonas për Media dhe Instituti i Paqes në Lubjanë, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Aktiviteti fillon në ora 11:00 në Holiday Inn./Telegrafi/