Site icon Telegrafi

Në Shkup mbahet konferencë për qasje në informacione

Në Shkup mbahet konferencë me temë ”Qasja në informacione dhe mbrojtja e të dhënave personale – mundësitë dhe sfidat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë konferencë, fillon projekti ”Rregullatorët shtetëror transparent dhe efikas dhe trupat mbikëqyrës”, ku hulumtuesit e ”Analitika” do të ndjekin punën e Komisionit për mbrojten e të drejtës së qasjes në informacionet e karakterit publik, si edhe në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale, përmes publikimit të raporteve tremujore.

Qëllimi i projektit është rritja e kontrollit publik përmes ndjekjes së punës së këtyre trupave, me qëllim të përmirësimit të punës së tyre dhe efikasitetit. Projekti mbështetet nga Ambasada britanike në Shkup dhe do të zbatohet deri në mars të vitit 2018./Telegrafi/

Exit mobile version