Në Shkup mbahet konferencë që ka për qëllim prezantimin dhe shkëmbimin e përvojave për veprime në drejtim të punësimit dhe përfshirjes sociale të të rinjve në rrezik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, njëra nga këto masa është programi për kompenzim të kushtëzuar financiar për subvencionimin e punësimit të personave me rrezik social që ka për qëllim nxitjen e punëdhënësve që të punësojnë persona me rrezik social, edhe atë shfrytëzuesit e ndihmës sociale të moshës 16 deri 29 vjeçare.
Me këtë masë përfshihen edhe personat e moshës deri 18 vjeçare që kanë statusin e fëmijëve pa prind dhe përkujdesje prindërore, si edhe personat deri më 29 vjeçare që kanë të hyra më pak se 50% nga rroga mesatare e publikuar në Entit Shtetëror për Statistika.
Në konferencë diskutohet edhe për mundësitë e puënsimit dhe vetëpunësimit të të rinjve, për mbrojtje sociale të të rinjve që e lëshojnë sistemin e kujdesit, bashkëpunimin me të gjitha palët e përfshira dhe institucionet e kësaj sfere./Telegrafi/