Telegrafi

Në Shkup mbahet konferencë për programin ”Forume në bashkësi”

Në kuadër të programit ”Forume në Bashkësi” që financohet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), nesër në Shkup do të mbahet një konferencë për këtë program, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti mbahet me rastin e 10 vjetorit të programit, që ka filluar të realizohet në vitin 2016. Në konferencë do të marrin pjesë, ministresha e vetëqeverisjes lokale, Shiret Elezi, ambasadorja zvicerane, Sybille Suter Tejada, Koce Trajankovski, si kryetar i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL), etj.

Përndryshe, ”Forume për Bashkësi” është një model i përfshirjes së qytetarëve në sjelljen e vendimeve të vetëqeverisjes lokale dhe ka për qëllim mbështetjen e decentralizimit në Maqedoni./Telegrafi/