Në kuadër të projektit ”Përmes marrëveshjeve sociale deri te qëndrueshmëria”, sot dhe nesër në Shkup do të mbahet konferencë kombëtare për prezantimin e modelit të marrëveshjes sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i konferencës është përcaktimi i përparësive në aspekt të përmirësimit të kuadrit ligjor, përmirësimit të qasjes në instrumentet efektive që do ta mbështetin delegimin e kompetencave publike të shtetit përmes marrëveshjes sociale të organizatave qytetare.
Konferenca mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga SOS fshati i fëmijëve në Maqedoni./Telegrafi/