Site icon Telegrafi

Në Shkup mbahet konferenca rajonale ballkanike për kadastër dhe infrastrukturë

Sot dhe nesër në Shkup organizohet Konferenca e dhjetë rajonale për kadastër dhe infrastrukturë i të dhënave hapësinore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, qëllimet e konferencës janë ndarja e përvojave ndërmjet vendeve të rajonit në këtë sferë, vendosja e një kadastre funksionale që duhet te garantojë pronësinë, zhvillimin e tregut të patundshmërive, përmirësimin e planifikimit urbanistik dhe zhvillimit të infrastrukturës dhe mjedisit jetësor.

Tema e konferencës është ”Roli i agjencive kombëtare për kartografi dhe kadastër, sektori privat gjeodezik, si edhe universitetet në procesin e menaxhimit me të dhënat gjeohapësinore”.

Në konferencë marrin pjesë, kadastrat e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, përfshi odat e firmave private gjeodezike të vendeve të Ballkanit./Telegrafi/

Exit mobile version