Site icon Telegrafi

Në Shkup mbahet “Java evropiane e lëvizjes” – 2017

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit do ta shënojë Ditën evropiane të lëvizjes dhe për qytetarët do të ofrojë një sërë aktivitetesh të dedikuara për lëvzijen alternative dhe të përmbajtshme. Prej sot deri më 22 shtator Bashkia e Shkupit do të organizojë program të shumëllojshëm për të gjithë qytetarët, nga më të rinjtë deri te më të moshuarit, si për sektorin privat ashtu edhe për atë publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Bashkia e Shkupit, në këto shtatë ditë do të prezantohen shumë aktivitete dhe projekte që janë të ndërlidhura me lëvzijen e përmbajtshme, me të cilat do të përcillet një porosi e fuqishme për mënyrat alternative të transportit. Qytetarët do të kenë mundësi të informohen, të bëjnë sport, të garojnë, tv shkëmbejnë përvoja pozitive dhe tv marrin pjesë në tribina dhe forume të kushtuara sistemit të transportit të përmbajtshëm.

Java evropiane e lëvzijes 2017 do të përfundojë më 22 shtator, në Ditën pa vetura, me një shfaqje biçikletash në rrugët e qytetit.

Temë e Javës evropiane të lëvizjes është “Shpërndarja të çon para” dhe do të marrin pjesë mbi 2.280 qytete të Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version