Me moton „Lidhemi me kreativitet“, nga 9 deri 11 maj, në qendrën për rekreacion „Plaja Vista“ do të mbahet edicioni i pestë i festivalit të industrisë kreative „Skopje Kreativa 2016“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky aktivitet mbahet nën patronatin e Qytetit të Shkupit. Këtë vit do të ketë 34 pjesëmarrës, që do të paraqiten me punimet e tyre personale nga moda, zbukurimet, filigran, dhe pajisje për shtëpi.
Festivali ka edhe pjesën argëtuese, ku do të shfaqen grupe muzikore mysafire nga Serbia, përkrah atyre vendas. Do të ketë edhe DJ lokal./Telegrafi/