Site icon Telegrafi

Në Shkup mbahen aktivitete për Ditën botërore të personave me sindromin Down

Me rastin e Ditës botërore të personave me sindromin Down, në ora 11:00 të ditës së sotme do të ketë një aktivitet në Parkun e qytetit në Shkup.

Është paraparë të organizohet një garë humanitare për fëmijët me sindromin Down – “Run for Down”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti organizohet nga klubi “Eskrim”, që e bën këtë organizim për të katërtin vit radhazi.

Bëhet e ditur se mjetet që do të fitohen nga kuotizimi do të dhurohen në Qendrën ditore për fëmijët me sindromin Down./Telegrafi/

Exit mobile version