Telegrafi

Në Shkup kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt (Video)

Në Shkup është mbajtur protesta e dytë qytetare në mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i arrestuar në Francë, sipas një kërkese të Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët janë vetëorganizuar, me flamuj kombëtar në duar dhe me parulla në mbështetje të Ramush Haradinajt. Para mediave kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Haradinajt, duke e konsideruar si një hero dhe një njeri të pafajshëm, njiherit duke kërkuar edhe lirimin e tij sa më të shpejtë.

Pjesë e protestuesve janë edhe artistë shqiptar nga Maqedonia dhe organizata joqeveritare. Që të gjithë vlerësojnë lartë fugurën e Ramush Haradinajt dhe kërkojnë me ngulm që Ramushi të lirohet sa më parë./Telegrafi/