Shërbimi për trajtim njerëzor të kafshëve të pastreha pranë ‘NP Higjiena Komunale – Shkup’ bën të ditur se nga 1 janari e deri më 31 maj, ka kapur 591 qen endacak nga rrugët e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ky numër 371 janë strehuar në ”Vardarishte” dhe ekipet e veterinarëve janë marrë me pastrimin e tyre të brendshëm dhe të jashtëm, si edhe sterilizin, që më pas të shenjohen.
94 ky numër i qenve endacak, janë strehuar në shtëpi qytetarësh, kurse pjesa tjetër është kthyer aty ku është kapur. Nga numri i përgjithshëm i të kapurve, ndaj 126 prej tyre është kryer eutanazi si rezultat i diagnostifikimit me sëmundje./Telegrafi/