Telegrafi

Në Shkup janë gjobitur 193 shoferë, 29 prej tyre kanë qenë pa patentë shoferi

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 193 masa në komunikacion, mes të cilave 29 për qarkullim pa patentë shoferi, 24 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, si dhe tetë për automjete teknikisht jo të rregullt dhe jo të regjistruara.

Nga MPB-ja sot informuan se janë shqiptuar edhe 10 sanksione për shfrytëzimin e celularit, shtatë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë për mospërdorimin e rripit të të sigurisë, katër për kalim në dritë të kuqe, pesë për kundërvajtje të këmbësorëve, katër motoçiklistë të sanksionuar dhe 44 dënime për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, kumtuan nga MPB-ja dhe apelojnë të respektohen rregullat, që të rritet siguria në komunikacion.