Site icon Telegrafi

Në Shkup hetohet një polic që kërkoi 3000 denarë ryshfet

Prokuroria publike themelore e Shkupit ka nisur procedura hetimore kundër një polici, i cili më 18 tetor është kapur duke marrë ryshfet, nga ana e një shoferi, që ka shkaktuar shkelje komunikacioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të prokurorisë, ”Polici e ka njoftuar shoferin se për shkeljet e bëra, do të gjobitet me një vlerë prej 1000 euro, por nëse i jep 3000 denarë, nuk do t’i shqiptohet dënimi. Shoferi ka deklaruar se nuk ka para për momentin, por është i gatshëm t’i jep ryshfet policit. Pastaj, janë marrë vesh që i dënuari, paratë t’i lë në një nga shitoret aty afër, ku do të thotë se janë për policin.”

Shoferi e ka paraqitur policin dhe pas një aksioni të organizuar, më 19 tetor, i dyshuari është kapur duke i marrë paratë./Telegrafi/

Exit mobile version