Pesëmbëdhjetë banka, kompani sigurimesh dhe fonde investuese, nga sot e deri më 14 maj, do të marrin pjesë në Panairin për banka ”Ditët e Financave”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vizitorët do të kenë mundësi që të njihen me ofertat më të reja për të gjitha produktet bankare në Maqedoni, t’i shqyrtojnë ofertat për sigurim jetsor dhe ta përzgjedhin mundësinë më të volitshme për investim.
Sipa AIM-së, përfaqësuesit pjesëmarrës do të ofrojnë të gjitha përgjigjet e vizitorëve për interesin e tyre ndaj ofertave që do të prezantohen./Telegrafi/