Site icon Telegrafi

Në Shkup grabitet një person nga Australia

Foto: Ilustrim

Tre persona të panjohur dje rreth orës 17:00 kanë grabitur personin me iniciale D.P. (31) nga Melburni, Australi në rrugën “Miroslav Krpezha” në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, ngjarja dje, në orën 20:25, në Qendrën e stacionit policor e ka lajmëruar i dëmtuari.

Sipas informacioneve të dhëna, kryerësi iu është kërcënuar me thikë D.P. ia ka marr çantën me mjete personale, orë për mashkull dhe një gjerdan prej ari.

Policia ka marr masat për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version